Profesori Lush Susaj ka reaguar nga protesta e 44-të e zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm shoqëror dhe politik. Susaj u shpreh se kjo protestë ndryshon nga protestat e mëparshme, duke e vlerësuar si një shprehje të një faze tjetër të ndërgjegjësimit shoqëror.

Profesori kritikoi ata që, sipas tij, pengojnë zhvillimin e protestës, duke kërkuar që shoqëria shqiptare të ecë drejt një pluralizmi më të vërtetë dhe një demokracie funksionale. Ai theksoi se pa një ndryshim në mënyrën e funksionimit të shoqërisë dhe politikës, Shqipëria nuk mund të arrijë një stabilitet afatgjatë.

Duke folur për tubimin e radhës, Susaj e cilësoi protestën si një moment bashkimi. “Kjo është ngjarja më e bukur. Protestën e parë e shkarravitën, e degjeneruar në 2018-2019, ndërsa kjo është ndryshe, Këto janë stade shoqërore të tjera. Turpi i mbuloftë ata shqipfolësa që pengojnë protestën. Duhet shoqëria të kalojë në pluralizëm real dhe demokraci. Ne kurrë nuk do të jemi mjedis shoqëror e politik i qëndrueshëm. Këtë protestë e shoh si bashkim kombëtar!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: