Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës pritet të dhurojë spektakël, ndërsa të dyja kombëtaret luftojnë për një vend në finalen e Botërorit. Për këtë duel foli edhe “ikona” Ledio Pano, i ftuar në “Botërori Amerikan”.
“Spanja kishte një përqindje më të madhe në fillimin e edicionit. Më pas, pamë që Franca ishte ekipi më i mirë. Kjo është një finale e parakohshme mund të themi. Janë dy skuadrat që luajnë futbollin më të bukur aktualisht, jo vetëm në botëror, por edhe në të gjithë botën”.
