Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, duke vënë në alarm zjarrfikist dhe banoret pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre, Pas dy ore pune, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat.

Aktualisht vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb