Këtë të martë mbahet protesta e 45-të para kryeministrisë. Një protestuese u shpreh se është krenare për atë që po ndodh dhe kjo mënyrë e të protestuarit është shembull.
“Unë sot kam ardhur nga Norvegjia për të mbështetur protestat në Shqipëri. Dua të them që jam krenare për atë që po bën populli shqiptar.
Jam e lumtur që ju doni të mbroni gjënë tuaj.
Faleminderit, jam krenare që ne shqiptarët jemi ngritur për këtë gjë. Kemi dhënë shembull sesi dueht të protestohet. Duhet që të dëgjohen dëshirat dhe kërkesat e qytetarëve. Dua të them që jeni duke bërë gjënë e duhur”, tha ajo.
