Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Përlleshajn me 16 vite burg për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë.
Sipas vendimit, i pandehuri do të vuajë të njëjtën masë dënimi të dhënë më herët nga gjykata e shkallës së parë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Mario Përlleshaj ndodhi në nëntor të vitit 2024 pranë një shkolle në Tiranë, ku pas një konflikti mes të miturve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani. Për ngjarjen, Përlleshaj u arrestua dhe ndaj tij nisi procedimi penal për akuzën e vrasjes.
Në dhjetor 2025, ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.
