Jasir Asani konsiderohet tashmë një lojtar i lirë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori së fundmi vendimin drastik, për të ndërprerë kontratën me Esteghlal.

Shkak për mbylljen e bashkëpunimit është bërë mospagimi i detyrimeve për sezonin e kaluar. Asani e ka njoftuar klubin për të ardhmen, pikërisht përmes një letre.

31-vjeçari i lindur në Shkup tashmë duhet të gjejë ekip të ri. Më parë është shprehur se për të ka interes nga elita e futbollit spanjoll.

Asani u penalizua shumë nga lufta në Lindjen e Mesme, pasi humbi edhe vendin e tij në Kombëtare. Për herë të fundit mori minuta pikërisht në fundin e muajit shkurt.

Asani largohet nga Esteghlal me kujtimin e 29 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi 13 gola dhe asistoi katër të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: