Një protestues kërkoi mbështetje nga përfaqësitë e huaja në Shqipëri për protestën dhe po ashtu i bëri thirrje SPAK-ut të arrestojë kryeministrin Edi Rama, ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kreun e opozitës, Sali Berisha.
Ai akuzoi Berishën si bashkëpunëtor të Ramës.

“Berisha ka rizgjedhur vetveten dhe tani do të rizgjedhë mbështetësit e tij. Mbajnë njëri-tjetrin, opozita e vërtetë është në shesh, duan të na mbushin mendjen sikur janë kundërshtarë. Ata e marrin oksigjenin nga Moska dhe Beogradi.
Pse Edi Rama nuk e dorëzon Belinda Ballukun?
Po qarkullon një video ku ai thotë që më bën presion Belinda.
Si Berisha dhe Rama e kanë qelbur këtë vend.
Nuk munden këta fytyra të korruptuara të na rendisin në BE, neës na pret me ta nuk ekziston.
Thirrje ambasadave të bëhen bashkë me ne dhe të shohin kërkesat, i bëj thirrje SPAKut të arrestojë Ramën në zyrë, Berishën dhe Ballukun, na shpëtoni nga kthetrat e tyre”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb