Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se grabiti me forcë xhiron ditore të një dyqani të një kompanie celulare.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në lagjen nr. 16, ku shtetasi me iniciale G. R., 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në dyqan dhe ka marrë me forcë rreth 100 mijë lekë të rinj, që përbënin xhiron ditore të biznesit, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan të një kompanie celulare. Falë reagimit të menjëhershëm të Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R., 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në një dyqan të një kompanie celulare dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj, që përbënte xhiron ditore të biznesit, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan menjëherë punën dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në lagjen nr. 6, Durrës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
