Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në një mbledhje të zgjeruar.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja vjen rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste, ku u analizua puna e qeverisë dhe u dhanë orientime për vijimin e reformave dhe objektivave të ekzekutivit.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi rendin e ditës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb