Andy Burnham është emëruar zyrtarisht kryeministër, pasi mori mandatin për formimin e qeverisë nga Mbreti.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga Pallati Buckingham.

Sipas njoftimit zyrtar, Mbreti e priti Burnham në audiencë dhe i kërkoi të formonte një administratë të re, ftesë që ai e pranoi.

Në deklaratën e Pallatit Buckingham thuhet:

“Madhëria e Tij priti në audiencë deputetin Rt Hon Andrew Burnham dhe i kërkoi atij të formojë një administratë të re.

Deputeti i nderuar Andrew Burnham pranoi ofertën e Mbretit dhe puthi duart me rastin e emërimit të tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb