Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar qëndrimin e socialistëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se kishte një marrëveshje për zgjatjen e afatit të komisionit, me kusht që të merrej ekspertiza e partnerëve europianë, të cilën e cilësoi të panegociueshme për opozitën.

“Boçi, që do të flasë, ka bërë përpjekje maksimale me Maznikun, apo pengun. Kishte një ujdi për të zgjatur afatin e komisionit. Kushti për të marrë ekspertizën e europianëve është i panegociueshëm nga ne. Ishte Rama ai që urdhëroi pengun e tij të veprojë krejtësisht në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD-së, projekti i diskutuar nga mazhoranca parashikon reduktimin e mëtejshëm të njësive të qeverisjes vendore.

“Projekti i diskutuar nga ju shkurton të paktën 20 bashki të tjera, të shpërndara në të gjithë vendin”, deklaroi Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb