Gazetari Igli Çutra u tregua kritik ndaj Argjentinës në Botërori Amerikan, pas humbjes së finales së Botërorit 1-0 ndaj Spanjës.
“Prisja reagim nga skuadra që ishte kampione e botës në fuqi. Mund ta dominonte Spanja, por jo në atë mënyrë.Bëhet fjalë për Spanjën që bëri Spanjën, por Argjentina çfarë dhuroi? Po Lautaro pse nuk luajti asnjë minutë? Pse nuk doli në lojën e saj? Kartonët erdhën nga nervozizmi. Hera e parë që shikoj një skuadër kaq të ezauruar. Pse nuk vraponte askush në fushë? Këto janë pyetje që duhej bërë trajnerit të Argjentinës, Scaloni.
Messi është si “mish” i huaj te Argjentina. Argjentina ka karakter, nuk ka lidhje me urtësinë e butësinë e Messit.
Yamal ka qënë punëtor për ekipin. Këtë kam vënë re këtë edicion. Unë e pash dje që punonte shumë nga krahët”.
