Presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez, ka bërë një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet me 64 kombëtare. Lajmi, i cili ende pret konfirmimin zyrtar nga FIFA, ka hapur menjëherë debat të madh mes tifozëve dhe drejtuesve të futbollit në mbarë botën
“Kupa e ardhshme e Botës do të luhet në shtëpi! Në vitin 2030, Botërori vjen në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai. Një mundësi e madhe për futbollin, për të festuar 100 vjetorin e Kupës së Botës: një kompeticion me 64 ekipe”, shkroi ai.
