Protestuesit kanë nisur marshimin nga Kryeministria drejt rrugëve të Tiranë. Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve protestuesit të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora kanë kërkuar ndryshime rrënjësore politike në vend dhe kanë artikuluar problematikat e shumta në sektorë të ndryshëm socialë, politikë dhe ekonomikë.

Edhe sot protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” ku pasi të mblidhen, si çdo ditë do të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku siç është bërë tashmë traditë protestohet për orë me fjalime dhe thirrjet : Rama jepe dorëheqjen, Rama në burg Berisha në burg, Shqipëria nuk është në shitje etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb