Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në transmetim live në News24. Teksa aktivisti Edison Lika ishte duke folur për programin e drekës në News24 me Ola Brukon, ku denonconte dhunën policore, u kap forcërisht nga efektivët dhe më pas u shoqërua dhunshëm.

Siç shihet nga pamjet, atij iu mor me forcë telefoni, ndërsa dhunshëm i është kontrolluar çanta dhe një tjetër aktivisteje. Në pamje dëgjohen ulërima dhe britma, ‘lëshoje’, ‘plehra’.

Ndërkohë aktivisti shoqërohet dhunshëm nga disa policë drejt furgonit të policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb