Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur shqetësimin e thellë për shoqërimin në Komisariatin nr. 1 të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca.
AGSH deklaron se shoqërimi i një gazetareje gjatë ushtrimit të detyrës përbën një ndërhyrje serioze në lirinë e medias dhe krijon një precedent të papranueshëm për raportimin e ngjarjeve me interes publik.
Në reagimin e saj, AGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit të lirojë menjëherë gazetaren, nëse nuk ekziston një bazë e qartë ligjore për privimin e lirisë së saj.
Gjithashtu, organizata kërkon që autoritetet të garantojnë ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit, pa intimidim, pengesa apo presion gjatë mbulimit të ngjarjeve me interes publik.
Deklarata e plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për shoqërimin në Komisariatin nr. 1 të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca.
Shoqërimi i një gazetareje gjatë ushtrimit të detyrës përbën një ndërhyrje serioze në lirinë e medias dhe krijon një precedent të papranueshëm për raportimin e ngjarjeve me interes publik.
AGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit të lirojë menjëherë gazetaren nëse nuk ekziston një bazë ligjore e qartë për privimin e lirisë së saj, si edhe të garantojë që gazetarët të mund të ushtrojnë profesionin e tyre të lirë, pa intimidim, pengesa apo presion.
