Luka Modriç do qëndrojë te Milani, deri me 30 qershor të vitit 2027. Lajmi për mesfushorin është bërë publik nga kuqezinjtë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Luka Modriç ka nënshkruar një kontratë për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2027.
Një figurë kyçe në mesfushën kuqezi që prej mbërritjes së tij, Luka ka sjellë eksperiencën dhe cilësinë e tij në shërbim të skuadrës, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, me përulësi dhe pasion të madh. Një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më ikonë në historinë e futbollit botëror, kroati do të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën kuqezi, me të cilën sezonin e kaluar regjistroi 37 paraqitje dhe shënoi 2 gola, me ambicien për të arritur objektiva të rinj dhe momente të rëndësishme.
Luka Modriç do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 14 te AC Milan”.
