Dy persona mbetën të plagosur në dy sulme të ndara me thikë në New York City, të ndodhura brenda pak orësh nga njëri-tjetri. Autori i dyshuar, i cili sipas dëshmitarëve bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) gjatë sulmeve, është arrestuar nga Departamenti i Policisë së New York-ut (NYPD).
Shefja e NYPD-së, Jessica Tisch, bëri të ditur se viktimat janë dy burra, njëri me origjinë aziatike dhe tjetri hebre. Të dy u transportuan në spital dhe, sipas autoriteteve, nuk ndodhen në rrezik për jetën.
Policia identifikoi të dyshuarin si Raul Morales, 51 vjeç. Hetimet për motivin e sulmeve janë ende në vijim. Sipas Jessica Tisch, bazuar në dëshmitë e viktimave dhe dëshmitarëve, Morales bërtiti “Allahu Akbar” gjatë të dy sulmeve. Për këtë arsye, NYPD po shqyrton mundësinë që ngjarjet të klasifikohen si krime të urrejtjes.
A suspect is in custody after a double stabbing on the Upper West Side in New York City on Thursday, police said. Both victims were taken to a local hospital and are expected to survive.
According to authorities, the suspect ran off after both stabbings, and barricaded himself… pic.twitter.com/YNv2eIgABd
— CBS News (@CBSNews) July 24, 2026
Megjithatë, ajo shtoi se, edhe pse autori nuk kishte një histori të njohur problemesh psikiatrike në të dhënat e policisë, provat paraprake sugjerojnë se gjendja e tij mendore mund të ketë luajtur rol në kryerjen e sulmeve.
Pas ngjarjes reagoi edhe kryetari i bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, i cili dënoi ashpër incidentet. “Sulme të tilla të urrejtjes nuk kanë vend në qytetin tonë”, deklaroi ai.
JUST IN: Raul Morales, 51, identified as suspect in stabbing of Asian and Jewish men on Manhattan’s Upper West Side https://t.co/5aSklvsQAS pic.twitter.com/qV8z7rzeee
— Rapid Report (@RapidReport2025) July 23, 2026
