Ka nisur seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Erion Veliajt dhe Ols Dados, ku paditës është kryebashkiaku i Tiranës, ndërsa të paditur janë Ols Dado dhe institucioni i Presidentit të Republikës.

Në sallën e gjyqit mungojnë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Avokaturës së Shtetit.

Veliaj kërkon shpalljen e paligjshëm të dekretit që emëroi Ols Dadon në detyrën e prokurorit.

Gjatë seancës, avokati Ndreca ka kërkuar ndërhyrjen kryesore në proces të Shoqatës për Media dhe Drejtësi, duke argumentuar se kjo shoqatë ka interes të drejtpërdrejtë në përfundimin e këtij gjykimi.

Ndreca deklaroi se Kodi i Procedurës Civile parashikon që çdo subjekt mund të ndërhyjë si palë në një proces gjyqësor nëse ka interes për çështjen.

“Shoqata ka identifikuar se përfundimi i këtij gjykimi lidhet drejtpërdrejt me interesat e saj. Kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet pranuar”, tha Ndreca.

Gjykata vijon shqyrtimin e kërkesave procedurale dhe më pas pritet të vijojë me shqyrtimin e themelit të çështjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb