Po mbahet në Gjykatën Administrative seanca për çështjen mes Erion Veliajt dhe Ols Dados, ku paditës është kryebashkiaku i Tiranës, ndërsa të paditur janë Ols Dado dhe institucioni i Presidentit të Republikës.

Kreu i Bashkisë Tiranë pretendon se emërimi I prokurorit Dado është bërë në shkelje të rregullave.

Në seancë, Veliaj u shpreh: Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj i nderuar është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Këtu ka diçka që nuk shkon, nëse Ols Dado do kishte bërë shkollën e magjistraturës ne nuk do të kishim ardhur këtu. Një njëri ka veshur kostumin e prokurorit ashtu siç një bandit vesh uniformën e policit. Në kërkojmë legjitimin e të gjitha palëve. U kam shërbyer edhe atyre që kam pasur kundërshtar politik. Këtu është interesi i të gjithëve që të dimë se kush po i bën arrestimet sot. Nëse një prokuror paguhet për të bërë dëm me ligj besoj kjo legjitimon çdo njëri të dije të vërtetën. Dua që kërkesa ime të legjitimohet edhe bashkia e Tiranës edhe shoqata edhe individi. Nuk e dija që ky njëri paguhet për ti bërë dëm një individi. Është vetëm çështje kohe që do të zgjidhet halli im. Më ka dhënë dy herë të drejtë gjykata kushtetuese. Do doja që të kalonte seanca për shqyrtim.

Avokati i Ols Dados: Ne i qëndrojmë kërkesën tonë që të mos legjitimohen, vlerësojmë që në rastin konkret qe secili qe ka probleme më. Një prokuror apo gjyqtar t’i bëjë atij padi në Gjykatën Administrative për mënyrën e emërimit. Të mos pranohen edhe kërkesat për ndërhyrje kryesore.

Presidenca: Këtë çështje ia lëmë në çmim gjykatës. Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi për vendim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: