Partizani bën me dije se ka afruar në ekip sulmuesin Altin Aliu.

“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Aliun. Sulmuesi anësor nga Gjilani i bashkohet të kuqve pas sezonit të suksesshëm me nënkampionët e Malishevës, skuadër me të cilën realizoi 8 gola dhe dhuroj 3 asiste. 26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1.

Partizani do të shënojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin tonë. Aliu do ti bashkohet sot skuadrës në Pogradec për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu”.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb