Irani ka ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj Bahreinit, ndërsa sirenat e alarmit u aktivizuan pak pas mesnatës në disa zona të vendit.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Bahreinit, e cila u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve të ruajnë qetësinë dhe të strehohen menjëherë në vendet më të sigurta.

“kanë rënë sirenat. Qytetarëve dhe banorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të publikuar në platformën X.

Sipas raportimeve, Bahreini është vënë në shënjestër të sulmeve iraniane pothuajse çdo ditë gjatë ditëve të fundit, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar informacione për dëme materiale apo viktima nga sulmi i fundit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore mbeten në gatishmëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb