Në ditën e 56 të protestës kundër kryeministrit Edi Rama, bulevardi “zien” nga qytetarët. Sheshi i mbushur plot, ndërsa jehon thirrja e protestuesve, “Rama jepe dorëheqjen”.

Pas fjalimeve te Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës.

Kjo protestë si asnjëherë më parë në vend, ka treguar një rezistencë, një qëndresë që ka vijuar me të njëjtën konsistencë si në ditën e parë.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk do të dorëzohen deri në largimin e Ramës , ndërsa kërkoj ndryshim sistemi dhe largimin e klasës së vjetër politike të cilën e akuzojnë për korrupsion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb