Mijëra qytetarë marshuan dhe sot në ditën e 56-të të protestës për rrëzimin e qeverisë dhe ndërrimin e sistemit politik në rrugët e Tiranës.

Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës. Në marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, vijuan me thirrjet “Nuk ka bisedime”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg Berisha në burg”.

Kjo protestë si asnjëherë më parë në vend, ka treguar një rezistencë, një qëndresë që ka vijuar me të njëjtën konsistencë si në ditën e parë.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk do të dorëzohen deri në largimin e Ramës , ndërsa kërkoj ndryshim sistemi dhe largimin e klasës së vjetër politike të cilën e akuzojnë për korrupsion.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb