Aktivisti Edison Lika në një intervistë për “News24” u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Dhe në komunikimin e tij para komisariatit 1, theksoi se ishin në dijeni se efektivët ishin të përgatitur për arrestime.
“Ne sot kemi qenë më të qetë dhe jo shumë të armatosur me vezë. E dinim se ishin të përgatitur për të na arrestuar. U përgjodhën dhe janë marrë. Një prej djemve është marrë vetëm sepse po filmonte, bëni sepse thjesht ka kaluar Lanën.
Kryeministri duhet ta dintë që para 13 vitesh se kur je kryeministër nuk përfaqëson vetëm 800 mijë për të gjithë vendin. Por sot e di që nuk i ka më ato 800 mijë. Dhe kryeministri duhet t’i përgjigjet protestuesve, dhe duke nisur me dorëheqjen”, tha ai.
