Aktivisti Gent Progni ka bërë një denoncim të fortë ku deklaroi se një efektiv policie i veshur civil me emrin Edison Duda ka tentuar ta qëllonte me thikë.
Ai u përlot pasi rrëfeu se e shpëtoi instinkti i tij për t’i kapur dorën këtij personi. Progni deklaroi se ai nuk do të tërhiqet dhe do të jenë më shumë në orën 19:00.
“Po parkoja makinën me mbi 500 vezë dhe pashë policinë të ulur mes Toptanit dhe Plazas. I filmova sepse ishin pa mjet identifikii dhe ndaluan protestuesit dhe i intimiduan, unë i raportoj në AMP. Momenti është filmuar edhe nga kamerat e biznesev.
Njëri prej tyre mu drejtua me fjalët pse më filmon, mendova realisht se po nxirte telefonin, nxori nga xhepi një thikë dhe tentoi të më qëllonte. Thirra që po më qëllon me thikë, pastaj u afruan protestuesit. Ai bëri dy hapa pas.
Ia dha thikën një civili tjetër të ulur një tavolinë më pas dhe u fut në lokal. Protestuesit menduan se ishte protestues me thikë me vete dhe po thoshin bëre mirë që e bllokove. Kur u afruam tha që mos i qëlloni punonjësit e policisë dhe aty kuptuam që dhe ai ishte polic.
Pati një tendencë nga policia që të na rrethonte nga të gjitha anët pa asnjë arsye, nuk kshim qëluar as me vezë, pa agravim. Ka policë në atë zonë që po përpiqen të fshinë kamerat e bizneseve në zonë.
Kemi arritur në një pikë që nuk flasim për shtet, personi është ushtar i Ismailajt, i cili është në SPAK për aferën e AKSHI-t dhe bandën e Ergys Agasit. Kjo ëahtë tentativë me paramendim, ky është grup i strukturuar kriminal që ka tentuar të më dëmtonte mua.
Në Komisariatin Nr. 1 më thanë se nuk kanë polic për të marrë dëshminë, pasi dola në media u detyruan të më thërrisnin. Kishte frikë të madhe më morën celularin dhe orën. Këta nuk janë policë janë pjesë të bandave që përdoren për të marrë informacion dhe për të bërë pisllëqe. Më thonë se është bixhozxhi dhe e përdorin për akte të tilla.
Edison Duda është pjesë e agjentëve të Operacionales, u drejtova dhe në AMP.
Kam 5 vjet që protestoj, ka një Zot lart. Nuk e kuptoj as vetë, dora ime ishet instinkt. Por nuk i kemi frikë, do të vazhdojmë çdo ditë te zyra e kryekriminelit. Nuk mund të presësh besë nga një njeri dhe nga ai palaço”, tha ai.
