Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vllazërimi”, në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve, një automjet është përmbysur pas përplasjes, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar në automjet dhe është nxjerrë nga vendi i ngjarjes për t’u transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende, ndërsa mjekët po i ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me dinamikën e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb