Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Japoninë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në ishullin Kyushu, në jug të vendit, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 25 kilometra nga qyteti i Kumamotos.

Autoritetet japoneze janë duke monitoruar situatën, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Nuk ka njoftime për rrezik nga cunami, ndërsa ekipet përkatëse vazhdojnë vlerësimin e gjendjes në zonat e prekura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: