News24 mëson se Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj.

Ky vendim vjen  pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në dhe iku me vrap nga Kuvendi.

Kujtojmë se Partia Socialiste i kërkoi Kuvendit përjashtimin për 60 ditë të deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur gjatë seancës plenare të kësaj të hëne, ku po shqyrtohej projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb