Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme. “News24” raporton se Laert Haxhiu nuk është paraqitur në seancë.
Ndërsa raportohet se 12 dëshmitarë janë të pranishëm, mes të cilëve edhe Xhuljano Xhaferraj.
Xhujano Xhaferraj në seancë ka dëshmuar për vrasjen e vëllait të tij, Fridman Xhaferraj.
Ai ka theksuar se kur u vra vëllai në 2022 ka qenë në burg dhe se kur është liruar kishte tre ditë i vdekur.
“E mora vesh nga policia që ishte vrarë vëllai. 20 ditë para ngjarjes fola me vëllanë tha që do ikte në Itali. Vëllai tjetër ishte në Greqi. Vëllai ka qen me Lulëzim Spahinë në Elbasan, Fridmani do nisej në Greqi me Lulzimin. Kaq më treguan”, është shprehur një dëshmitar në seancë.
