Interi është shumë pranë një goditjeje të rëndësishme në merkaton e verës. Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin anglez John Stones, i cili do të firmosë një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2028. Ish-lojtari i Manchester Cityt pritet të mbërrijë në Milano në orët në vijim për të kryer vizitat mjekësore, përpara zyrtarizimit.
Stones do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, ndërsa Interi ka fituar garën me Chelsea, Arsenalin dhe Juventusin, që gjithashtu kishin shfaqur interes për mbrojtësin anglez.Kujtojmë që Stones në moshën 32 vjeçare, vjen pas 10 sezoneve në Premier League tek Manchester City, ndërsa ka koleksionuar edhe 20 trofe me “qytetarët”. Ai zhvilloi një kupë bote positive me kombëtaren angleze.
Megjithatë, merkatoja e zikaltërve nuk mbyllet këtu. Ardhja e Stones nuk përjashton atë të Cristian Romeros. Drejtuesit e klubit vazhdojnë të punojnë edhe për afrimin e argjentinasit. Operacioni për mbrojtësin e Tottenhamit mbetet më i ndërlikuar, për shkak të kërkesës prej 40 deri në 45 milionë euro dhe pagës së lartë të futbollistit.
Nëse Interi arrin të sigurojë edhe Romeron, mbrojtja e skuadrës do të përforcohej ndjeshëm, ndërsa largimi i Benjamin Pavard do të ishte një skenar gjithnjë e më i mundshëm.
