Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës.

Apeli rrëzoi ankimin e bashkëshortëve, duke vendosur të mos ndryshojë vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive, të vendosura në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Partizani”.

Me këtë vendim, pasuritë e sekuestruara do të vijojnë të mbeten nën masën e sigurisë pasurore deri në përfundimin e procedurave gjyqësore që lidhen me këtë çështje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb