Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një intervistë në “News24” foli për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur edhe tek momenti në Kuvend, kur edhe mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA dhe më pas u largua.

Ai shpjegoi se janë në një luftë të përditshme për t’u njohur me ligje e dokumente që më pas do të duhen të votojnë, dhe kjo sjell edhe mënyrën e “rrëmbimit” të një të drejte.

Gjithashtu i ndalur te protesta, Shehaj tha se kanë dy muaj që kryeministri Rama të dalë para drejtësisë, ndërsa nënvizoi se “kryeministri e di mirë që fati i tij është ose në burg ose në arrati”.

“Ne jemi në luftë të përditshme, në luftë për tu njohur me dokumente e ligje që do votojmë në luftë për tu njohur me dosjen e Ballukut që e mbajnë fshehur. Nëse është krim të rrëmbesh një të drejtë, po unë kam kryer një krim dhe do vazhdoj ta bëj. Dhe ftoj të gjithë shqiptarët të luftojnë për të drejtat e tyre , nëse këta kanë gjithë këto vite që i vjedhin shqiptarët. Nëse presim që këta të ikin dhe të na njohin të drejtën nuk kanë për ta bërë kurrë. Dhe këtë po bëj po rrëmbej të drejtat e mia dhe për të nxjerrë të gjitha krimet e kësaj qeverie të korruptuar. Këta duan deputetë kukulla janë mësuar që vendos Taulant Balla çfarë do flasin. Është e drejta ime të njihem me atë dokument, për t’u informuar sepse për atë do votoj. Unë nuk kam dalë kurrë jashtë Kuvendi. Balla dhe Edi Rama dërguan njerëz përballë shtëpisë time.

Sekretarja nuk ka asnjë përgjegjësi, sapo mora vesh për atë që ndodhi i shpreha keqardhjen time. Por nuk ka ndodhur kurrë që një deputet të pezullohet 4 herë. Të enjten ka seancë tjetër, nuk ka përfunduar parlamenti. Ata bëjnë çudira. Nuk më lejuan herën e fundit të hyja në parlament edhe pse kishte kaluar afati. Protestuesit kërkojnë që Rama të dalë para drejtësisë dhe ai e di mirë që fati i tij është ose në burg ose në arrati dhe ai do të qëndrojë në pushtet se e di fatin e tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb