Dalin detajet e para nga takimi me dyer të mbyllura mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky e cilësoi takimin si “të mirë”, duke bërë të ditur se bisedimet u përqendruan te rëndësia e mbrojtjes së qytetarëve ukrainas dhe mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes nga raketat.

“Unë dhe Presidenti diskutuam licencat për prodhimin e raketave interceptuese Patriot dhe disa ide të tjera që mund të ndihmojnë”, shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se komunikimi mes dy vendeve do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për atë që e cilësoi si “mbështetje të fortë” nga SHBA për Ukrainën.

Takimi i Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, është një përpjekje për të siguruar vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kievin në luftën kundër Rusisë. Kujtojmë ë ky takim po zhvillohet në një moment kur luftimet janë përshkallëzuar ndjeshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb