Një qytetar, i cili tha se kishte ardhur nga Kosova në vitin 2013 për të votuar Partinë Socialiste, deklaroi gjatë protestës se ndihej i tradhtuar nga kryeministri Edi Rama dhe u bëri thirrje socialistëve të reflektojnë.
“Unë jam një nga ata që Balla na quan ‘sorra’. Në vitin 2013 erdha nga Kosova për të votuar PS-në, por dhashë votën për një tradhtar që na nxori të gjithëve jashtë. E votova sepse besoja tek ai, por njerëzit reflektojnë dhe unë kam parë se ai ka qenë vetëm një tradhtar. Kërkoj reflektim nga socialistët. Nuk duhet të lejojmë Edi Ramën të luajë me të ardhmen e vendit dhe duhet t’i themi se boll është boll. Të vijmë këtu 3 milionë shqiptarë dhe t’ia themi këtë”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se protesta e zhvilluar para Kuvendit ishte e dhunshme, duke theksuar se demonstrimi ishte paqësor, pavarësisht mënyrës se si, sipas tij, është paraqitur nga kundërshtarët.
“Të gjithë tradhtarët në burg”, përfundoi ai.
