Një video tronditëse e regjistruar nga kamera në helmetën e një zjarrfikësi tregon betejën e jashtëzakonshme që mijëra efektivë po zhvillojnë kundër zjarreve masive që kanë përfshirë Francën prej disa ditësh.
Pamjet shfaqin tre zjarrfikës të gjunjëzuar përballë një muri gjigant flakësh në një zonë pyjore, ndërsa përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit me tuba uji. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësi që filmon skenën sinjalizon një vatër të re zjarri, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përhapjen e mëtejshme.
A firefighter deployed to the Gironde fires in France on Monday showed the intense reality on the ground as he filmed his perspective using Meta glasses.
The footage gives a glimpse into the severity of the wildfires in France.https://t.co/VXKubFShy9 pic.twitter.com/K0CGiMOFsf
— Sky News (@SkyNews) July 28, 2026
Zjarri më i madh, që ka përfshirë rajonin e **Gironde**, ka djegur rreth **420 mijë hektarë** që nga 22 korriku. Autoritetet franceze bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll, pas dy netësh relativisht të qeta, megjithëse gjatë natës janë regjistruar disa riaktivizime të flakëve në zonat e **Arès**, **Le Temple** dhe pranë kampit ushtarak **Souge**.
Shqetësimi kryesor lidhet me valën e re të të nxehtit që pritet të godasë rajonin. Sipas parashikimeve, temperaturat do të arrijnë deri në **41°C** në zonat e brendshme dhe **38°C** në bregdet, ndërsa erërat e thata me shpejtësi deri në **45 km/h** mund të favorizojnë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.
Bilanci i dëmeve është i rëndë. Vetëm në komunën **Le Porge**, flakët kanë shkatërruar plotësisht **183 banesa**. Kryebashkiaku Jacques Legrand e përshkroi situatën si katastrofike, duke deklaruar se “është sikur lufta të ketë kaluar këtu”.
Banorët e evakuuar nuk janë lejuar ende të rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjithçka.
“Ndërtuam një jetë të tërë këtu. Tani kanë mbetur vetëm rrënojat,” u shprehën disa prej banorëve të prekur, teksa prisnin të mësonin për fatin e pronave të tyre.
