Policia Kufitare e Sarandës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrolli ndaj mjeteve lundruese turistike përgjatë vijës bregdetare, nga Qeparoi deri në Kataeto, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara deri më tani janë vendosur 20 masa administrative për shkelje të ndryshme, si mungesa e dokumentacionit të mjetit në bord, mos pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi, si dhe mungesa e mjeteve të ndihmës së shpejtë.

Në operacion marrin pjesë 7 mjete lundruese të Policisë Kufitare, mes tyre skafe dhe jet ski, si dhe 32 efektivë policie shtesë, krahas forcave të shërbimit të përditshëm.

Sipas autoriteteve, në hapësirën detare që mbulohet nga Policia Kufitare Sarandë operojnë rreth 350 mjete lundruese turistike gjatë sezonit veror, ndërsa kontrollet do të vijojnë për të garantuar respektimin e rregullave dhe sigurinë e pushuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: