Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Yann Bisseck. Mbrojtësi gjerman ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë pjesë të skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2031.
Interi e ka vlerësuar paraqitjen dhe rritjen e Bisseck që prej transferimit të tij në Milano, duke i besuar një rol të rëndësishëm në repartin defensiv për vitet e ardhshme.
“FC Internazionale Milano njofton se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës së Yann Bisseck: mbrojtësi, i lindur në vitin 2000, do të mbetet zikaltër deri më 30 qershor 2031”, bëri të ditur klubi përmes njoftimit zyrtar.
