Protestuesit, teksa marshojnë në Bulevard gjatë protestës së 60-të kundër qeverisë, kanë bërë thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj opozitës, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike në vend.
Tubimi i sotëm shënon 60 ditë nga nisja e protestave antiqeveritare, të cilat sipas organizatorëve nuk lidhen më vetëm me një çështje të vetme, por me kërkesën për një ndryshim të thellë politik.
Protestuesit kërkojnë një “revolucion” politik dhe shprehen se duan të përfaqësohen nga një klasë e re politike, duke kundërshtuar si qeverinë ashtu edhe mënyrën e funksionimit të sistemit aktual politik.
