Nga protesta para Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj u ndal te tragjedia e ndodhur në Shkodër, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit në banesë.
Xhemajli kërkoi që protestuesit të mbanin një minutë heshtje në nderim të viktimave. Ai solli edhe një episod nga një takim me qytetarët në Lushnjë, ku tha se një nënë e kishte përqafuar dhe i kishte kërkuar të mos dorëzohej. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi qeverinë për menaxhimin e situatave emergjente dhe akuzoi institucionet për dështim në përballimin e problemeve të qytetarëve.
Xhemajli përdori tone të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim dhe duke kërkuar ndryshim politik.
“Isha sot në Lushnjë, ku mu afrua një nënë dhe më përqafoi dhe më tha; të kam si djalin tim. Se djali im po bën 8 vite pa ardhur. Më tha mos u dorëzoni. Tani timonin e kemi ne. Nuk e ka më ky. Sot një tragjedi tjetër ndodhi në Shkodër. Dy engjëj së bashku me nënën e tyre, janë bashkuar me zotin lart se nuk kishte rrugë që të shkonte zjarrfikëseje. Lekët vidhen për gjoja zjarrfikëset dhe avionë që do na shuanin zjarre.t Një nëne e re dhe dy fëmijët e saj u larguan na kjo jetë. Ju kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje për ta. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. Ky sistem po ushtron gjenocid mbi shqiptarët. Luftën nuk e kemi me serbët dhe grekët, por me qeverinë shqiptare që sot po kryen gjenocid. Ky e ka vendin në Hagë që t’u baskohet shokëve të tij, si Milloshevici.”, tha ai.
