Ushtria amerikane ka njoftuar se ka penguar gjithsej 20 anije tregtare të afrohen në portet jugore të Iranit, në kuadër të rivendosjes së bllokadës detare amerikane në rajon.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se deri dje ishin penguar 18 anije që nga rikthimi i bllokadës në fillim të këtij muaji, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit edhe dy anije të tjera janë detyruar të ndryshojnë kursin.
Sipas CENTCOM, forcat amerikane kanë imobilizuar deri tani dy anije, ndërsa kanë zhvilluar edhe dy operacione zbulimi në bordin e anijeve tregtare.
Njoftimi vjen në një periudhë të tensioneve të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Uashingtoni ka rritur praninë ushtarake në Gjirin Persik dhe po zbaton masa për të kufizuar aksesin detar drejt porteve jugore iraniane.
