Klevi Qefalija foli në konferencë për shtp, ndërsa Dinamo do të përballet me Aluminij më 30 korrik. Ky takim vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa nis prej orës 21:00.

“Sigurisht, kundërshtarin e kemi analizuar. E njohim më mirë tani. E kemi parë me video çfarë kemi bërë në ndeshjen e parë. Çfarë duhet të përmirësojmë dhe çfarë kemi bërë mirë. Do jetë ndeshje e vështirë mund të them, pasi nuk janë kundërshtar i lehtë. Por do bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen.

Mendoj se psikologjikisht jemi shumë mirë pasi eliminuam kundërshtar shumë të vështirë si Astana. Ishim në disavantazh dhe kishim besim që do arrinim kualifikimin. Dhe e arritëm. Jemi shumë mirë psikologjikisht. Dhe në Slloveni, pavarësisht se ndeshja doli barazim, e gjithë loja ishte në kontrollin tonë. Dhe mendojmë se mund t’ja dalim.

Janë pjesë e jona. Malomo ka luajtur shumicën e ndeshjeve dhe do jetë ndihmë e madhe”, u shpreh Qefalija.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb