Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 60-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit para Kryeministrisë dhe marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit njoftuan mbylljen e protestës, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, ndryshim të sistemit politik dhe vijimin e mobilizimit qytetar.

Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit dhanë mesazhin se do të rikthehen sërish në shesh, duke brohoritur: “Nesër edhe më shumë!”

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë çdo ditë, duke theksuar se mobilizimi nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: