Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë mbajtur një konferencë për mediat ku i janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Ben Brandon, avokati i Veliajt gjatë fjalës së tij thekoi se asistojnë Erion Veliaj në aplikimin në Strasburg.

Gjithashtu ai theksoi se çështja ka një rëndësi të lartë dhe se pas shumë kërkesash janë lejuar që të takohen me Veliajn.

“Ne jemi përfaqësues ligjor ndërkombëtar dhe e kuptojmë që ka një rëndësi të lartë publike në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Ne jemi për të asistuar zotin Veliaj drejtuar gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut të zotit Veliaj. Do të rikthehemi në fillim të shtatorit për të vijuar me aplikimin. Ne kemi qenë përfaqësues ligjor që nga fillimet e ndalimit të Veliaj dhe së bashku me bashkë-përfaqësues ligjore në SHBA, kemi kërkuar të takohemi, por kërkesat na janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Pas një ndryshimi me vonesë të vendimmarrjes, ne më në fund pas 14 muajsh kërkesa të refuzuara na u dha e drejta për t’u takuar.”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se koha e gjatë e vlerësimit të arrestimit është e papranueshme dhe se ndaj procesit të Erion Veliajt, ka vonesa të pashpjegueshme e të papranueshme.

“Të gjitha vonesat janë pjesë e saj, ndalimi i tij në 9 shkurt në 2025, shqyrtimi nga GJKKO, në një seancë të mbyllur që autorizoi ndalimin e zotit Veliaj që menjëherë bëri ankesë, që u trajtua më 11 mars të vitit të kaluar. Në sajë të 1 korrikut të këtij vitit, gjykata kushtetuese u kërkua të zgjidhë disa çështje, por disa u kthyen. Por duhet një përshpejtim i trajtimit të çështjes sa i takon zotit Veliaj dhe paraburgimit. Ka një vonesë prej 16 muajsh dhe të pashpjeguar. Shqipëria cështjen e heqjes së lirisë duhet ta trajtojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Brandon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb