Kreu i SPAK Klodian Braho ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e Ermal Beqirit.
Në takimin e zhvilluar me gazetarë, Braho ka deklaruar se drejt Francës kishin nisur letërporosi, për disa veprime hetimit për të cilat tha se shumë shpejt do të ketë edhe njoftim zyrtar.
Po ashtu Braho ka thënë se më herët kanë kërkuar nga Franca sekuestrime të pasurive të Ermal Beqirit duke thënë se nuk ka vetëm avionë, por edhe pasuri të tjera.
“Ne kishim informacion e kishim lokalizuar kishim nisur letër-porosinë drejt Francës për disa veprime hetimore për të cilën do te keni shume shpejt edhe njoftim zyrtar. Braho Ne kishim kërkuar më herët nga Franca sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit nuk ka vetëm avionë atje ka edhe pasuri të tjera”, ka thënë Braho.
