Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me ironi ndaj vendimit të SPAK për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku, duke ngritur pikëpyetje mbi kohëzgjatjen e procesit.

I pyetur nëse hetimi do të ishte më i plotë nëse SPAK do të kërkonte heqjen e imunitetit të Ballukut në Kuvend, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej përmes një deklarate ironizuese.

Ai tha se kishte marrë një informacion nga një “qytetar dixhital”, sipas të cilit në ambientet e SPAK kishte nisur ndërtimi i një “mini-materniteti”.

“Nuk e di sa është e vërtetë, por qytetari dixhital më njofton se kanë filluar ndërtimin e një mini-materniteti në SPAK. Kur të shkoj herën e fundit do të bëj inspektimin dhe ta verifikoj a është e vërtetë, pastaj do t’i përgjigjem pyetjes tuaj”, u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb