Një konflikt i nisur gjatë paradites së djeshme mes disa personave në Tepelenë është përshkallëzuar pas mesnate, duke përfunduar me plagosjen e tre personave.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00, pranë një lokali në qytet. Sipas informacioneve paraprake, pala tjetër ka mbërritur në zonë me tre automjete fuoristradë, ndërsa konflikti ka vijuar me dhunë fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta.

Të plagosur kanë mbetur dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, 41, 39 dhe 46 vjeç, të cilët janë goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Personat e dyshuar për përfshirjen në konflikt janë shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Sipas informacioneve konflikti ka qenë për motive të dobëta, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi shkakun e konfliktit

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb