Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Çesma e Mbyetit”. Një automjet tip “ Audi” me drejtues shtetasin U. XH është përplasur me mjetin tip “ Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i “Audit”.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb