Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sot në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale. Qytetarët kundërshtojnë mundësinë e bashkimit të Bashkisë Rrogozhinë me Bashkinë e Kavajës, duke kërkuar që vendimi të rishikohet.

Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë ligjin për ndarjen territoriale dhe të marrë në konsideratë vullnetin e komunitetit.

Sipas banorëve, Rrogozhina ka historinë, identitetin dhe kapacitetet e saj për të vijuar si njësi administrative më vete. Ata deklarojnë se do të vijojnë reagimet e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje nga institucionet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb