Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përfshi nga flakët pranë ishullit Madura në Indonezi.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë, ekipet emergjente vijojnë operacionet në det për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur, ndërsa rreth 250 pasagjerë ndodheshin në bord në momentin kur shpërtheu zjarri. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e evakuimit, ku disa pasagjerë janë detyruar të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë një pjesë të madhe të anijes.

Autoritetet indoneziane ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, numrin përfundimtar të personave që ndodheshin në bord, si dhe itinerarin e saktë të udhëtimit të varkës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën detare pranë ishullit Madura për gjetjen e personave të tjerë të mundshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: